Nga Rajoni
16 November 2026
Eurodeputeti: Kosova meriton respekt të plotë, meloditë nacionaliste në BE minojnë frymën e pajtimit rajonal

Deputeti i Parlamentit Europian, Ilhan Kyuchyuk i ka dalë në mbështetje Kosovës pas skandalit të djeshëm në Bruksel, ku në një koncert gjatë mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Europian, u interpretua melodia e një kënge serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

“Kosova meriton respekt të plotë dhe përfshirje në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Kyochyuk në një postim në X.

Eurodeputeti tha se kjo e minon frymën e pajtimit rajonal.

“Dhënia e një skene për meloditë nacionaliste në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel e minon frymën e pajtimit rajonal dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në mbështetje të Kosovës dhe përparimit të saj demokratik”, shkroi ai.



Të ndryshme
Më shumë
Taravari: Në Gostivar shkojmë për fitore në rreth të parë 9 July 2021
Masa të forta sigurie, dalin para gjykatës 3 të arrestuarit pas vrasjes së gjyqtarit 9 October 2025
Kolektivi Feminist paralajmëron protestë pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mjaft me vrasjen e grave26 October 2026