ShowBiz
17 November 2026
Arlinda thumbon Vjollcën në debatin e fundit: E pamoralshme për mua është me ia marrë burrin dikujt

Një deklaratë e Arlindës gjatë një bisede me banorët e “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur diskutime, pasi ajo ka dhënë mendimin e saj për atë që konsideron mungesë morali.

Ajo u shpreh se, sipas saj, një veprim i tillë është kur dikush ndërhyn në një lidhje dhe ia merr partnerin një personi tjetër.

“Pa moral për mu është me ia marrë burrin dikujt edhe me u kanë shfalerka e tij tonë jetën”, deklaroi Arlinda.

Pas kësaj deklarate, Nichi e pyeti se kujt po ia drejtonte këtë koment, ndërsa ajo u përgjigj se nuk po e kishte fjalën për askënd në veçanti, pa dhënë më shumë sqarime.

Megjithatë, deklarata e saj ka ngritur pikëpyetje në mesin e banorëve dhe ndjekësve të spektaklit, nëse bëhej fjalë për një mesazh të tërthortë ndaj Vjollcës, me të cilën kishte pasur një diskutim paraprak.

Mbetet të shihet nëse Arlinda do të japë sqarime të tjera lidhur me këtë deklaratë dhe nëse ajo do të sjellë reagime të reja brenda shtëpisë. 



Të ndryshme
Më shumë
Angela Merkel nuk mund t’i mbaj lotët pas humbjes së CDU28 September 2021
Regjisori shqiptar takon Adelina Ismailin: Ti ke qenë frymëzimimi im, të jam falenderues... 25 August 2021
Alma Bektashi tërheq vëmendjen me pamjen rinore28 October 2026