Nga Vendi
19 November 2026
Osmani: Hipokrizia e VLEN-it, me Palestinën për vota, kundër palestinezëve në pushtet

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kritikuar VLEN-in lidhur me votën e Maqedonisë së Veriut kundër rezolutës së OKB-së për mbështetjen e refugjatëve palestinezë. Ai ka akuzuar përfaqësuesit e VLEN-it për hipokrizi politike, duke kujtuar se, sipas tij, për vite me radhë kanë përdorur çështjen palestineze dhe fenë për të marrë vota.

“Dje, Maqedonia e Veriut ishte njëra nga vetëm 9 shtetet që votuan kundër rezolutës së OKB-së për mbështetjen e refugjatëve palestinezë. Edhe vitin e kaluar votuan kundër! Nuk po flas për diplomaci, por për hipokrizi!

Ata që për vite të tëra e keqpërdorën fenë, Zotin dhe vuajtjet e palestinezëve për të marrë vota, sot heshtin kur Qeveria e tyre voton kundër mbështetjes për këta refugjatë.

Me Zotin në gojë kur kërkojnë vota, me kokën ulur kur duhet të mbrojnë parimet!
Kjo është hipokrizi politike.

As me komb e as me fe!”, ka shkruar Bujar Osmani.

 



Të ndryshme
Më shumë
Sulm i armatosur në Darkën e Korrespondentëve në SHBA, i dyshuari veproi i vetëm26 April 2026
Dujovski: Thuhet se zjarri ka nisur në pjesën e përparme të autobusit, kjo nuk është e zakonshme23 November 2021
Kamberi: 53 deputetë opozitarë kërkojnë shkarkimin e ministres Snezhana Paunoviq16 July 2026