Nga Rajoni
21 November 2026
Ramiz Lladrovci: Pamjet e Bacës Jakup duke u larguar nga shtëpia peshojnë mbi ndërgjegjen tonë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas pamjeve të ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi duke u larguar nga shtëpia e tij në Prishtinë, pas përfundimit të vizitës disa ditore pranë familjes.

Lladrovci ka thënë se këto pamje pasqyrojnë pafuqinë dhe mungesën e përgjegjësisë institucionale për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

“Pamjet e sotme nga Prishtina, deri sa po largohet nga shtëpia e vet Baca Jakup, peshojnë mbi të sotmen tonë, pafuqinë dhe mungesën e përgjegjësisë institucionale, duke vënë në dyshim aftësinë, vullnetin dhe dëshirën tonë për ta bërë mbrojtjen meritore të jetës dhe veprës atdhetare të tij dhe bashkëluftëtarëve për Kosovën dhe kombin”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka vlerësuar se Republika e Kosovës ka detyrim të mbrojë ish-krerët e UÇK-së me të gjitha mjetet ligjore, duke kërkuar një angazhim më serioz institucional për mbrojtjen e tyre.

“Ndryshe, dëmi që po i shkaktohet Kosovës sot, do të jetë barrë edhe për gjeneratat”, ka përfunduar Lladrovci.



Të ndryshme
Më shumë
21 vjeçari nga Tetova humb jetën nga Covid19!25 August 2021
CNN: SHBA-ja ka plane për sulme të mëdha ndaj Iranit, nëse Trumpi vendos26 October 2026
Kryetarja e Preshevës mes fëmijëve në 1 qershor: "Fëmijët janë gëzimi dhe shpresa më e madhe e shoqërisë" 1 June 2026