ShowBiz
22 November 2026
“U kërkoj sinqerisht falje” – Labi u drejtohet Sarës dhe Bardhit pas komentit për martesën e tyre

Labinot Rexha u ka kërkuar publikisht falje Sara Gjordenit dhe Bardhit, nëse i ka lënduar me deklaratën që bëri për martesën e tyre gjatë një interviste në Top Albania Radio.

“Në fund, dua të them se nëse kjo shprehje, të cilën nuk e kam menduar me asnjë prapavijë të keqe, e ka prekur Bardhin apo zonjën e tij, u kërkoj sinqerisht falje”, ka shkruar Labi në Facebook, duke etiketuar edhe Bardhin.

Debati nisi kur Labi u pyet për çiftet e krijuara në “Big Brother”. Teksa fliste për Sarën dhe Bardhin, ai u shpreh: “Me i thënë ajo ‘çohu në këmbë’, ai çohet… rri një orë, ai rri”. Pasi pjesa e intervistës u publikua në Instagram, Bardhi iu përgjigj me një sharje që përfshinte edhe familjen e Labit.

Në reagimin e parë, Labi e ftoi Bardhin të takoheshin e ta falnin namazin bashkë. Në postimin e fundit, ai shpjegoi edhe çfarë kishte dashur të thoshte me krahasimin. Sipas tij, kur e quajti Bardhin “njeri të urtë”, po fliste për respektin që të dy kanë për bashkëshortet e tyre.

“Nuk e kam problem të kërkoj falje kur dikush ndihet i lënduar, sepse për mua respekti është mbi gjithçka”, ka shkruar ai.



Të ndryshme
Më shumë
BE për rastin e Vlora Hysenit: Besim i plotë te SPAK, po i ndjekim nga afër zhvillimet26 September 2026
"Me lejen e Zotit do arrijmë edhe më lart", Erdogan: Turqia po kryen revolucion në mbrojtje 3 October 2026
Bajram Rexhepi: “Për Tetovën e Re, me vëmendje të posaçme për pensionistët” 1 August 2025