Nga Vendi
1 August 2025
Bajram Rexhepi: “Për Tetovën e Re, me vëmendje të posaçme për pensionistët”

Programi #PërTetovënERe po vijon me intensitet, duke u ndalur këtë herë te një kategori thelbësore për strukturën sociale të qytetit , pensionistët.

Në një takim të zhvilluar me Shoqatën e Pensionistëve në Tetovë, kandidati për kryetar komune, Bajram Rexhepi, dëgjoi nga afër vlerësimet për gjendjen aktuale si dhe mori një sërë sugjerimesh konkrete për përmirësimin e shërbimeve komunale që lidhen me jetën e të moshuarve.
“Pensionistët janë gjenerata që kanë kontribuar me punë dhe përkushtim për ndërtimin e këtij qyteti. Është detyrim qytetar dhe moral i yni që t’u ofrojmë kushte dinjitoze për jetesë, shërbime cilësore dhe një qytet funksional për të gjithë”, u shpreh Rexhepi pas takimit.

Në fokus të diskutimit ishin çështje si transporti publik i përshtatshëm për të moshuarit, lehtësimi i qasjes në shërbime shëndetësore, ndihma sociale, por edhe hapësirat publike të përshtatshme për relaks dhe aktivitet fizik për këtë grupmoshë.
Ky takim shënon një tjetër hap të rëndësishëm në kuadër të konsultimeve qytetare që po zhvillohen me grupet e ndryshme të komunitetit, për të ndërtuar një platformë realiste, të përfshirjes dhe zhvillimit gjithëpërfshirës./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
PE: Zgjedhjet, test për pjekurinë politike në Maqedoninë e Veriut30 June 2020
Ronela Hajati poston foto me partnerin 4 July 2025
Kosovarët që bënin gara e i ikën radarit të Policisë, veturat luksoze i kishin marrë me qira në Zvicër21 July 2021