Nga Rajoni
19 March 2026
Kurti e quan provokim stërvitjen e Serbisë pranë kufirit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj stërvitjeve të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, duke i cilësuar ato si përpjekje për të cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Ai theksoi se institucionet e sigurisë janë në gatishmëri të plotë dhe se kufiri mbetet i mbrojtur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Ky është një provokim i Serbisë, e cila synon ta cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Republikës sonë, bëhet fjalë për njësi që kanë trajnuar Milan Radoiçiq në Banjskë për vrasjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku”, deklaroi Kurti, duke shtuar se këto veprime tregojnë edhe pafuqinë e Serbisë për të vepruar brenda territorit të Kosovës.

Ai bëri të ditur se institucionet kosovare kanë informuar faktorët ndërkombëtarë për situatën dhe se çështja pritet të diskutohet edhe në mbledhjen e Qeverisë. “Forcat tona janë të përgatitura, kufiri ynë është i mbrojtur nga institucionet tona të sigurisë dhe partnerët ndërkombëtarë, në veçanti KFOR-i”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, këto veprime reflektojnë agresivitet dhe njëkohësisht frikë, duke theksuar se Kosova mbetet e qëndrueshme dhe më e fortë se më parë.



Të ndryshme
Më shumë
Gjendet 13-vjeçarja e zhdukur, ishte rrëmbyer dhe u dhunua seksualisht nga dhëndri i xhaxhait 1 October 2021
Nënë e tre fëmijëve, Arjola Demiri shfaq linjat trupore përfekte në bikini27 July 2021
Trump akuzon Twitter-in për ndërhyrje zgjedhore, e kërcënon me mbyllje28 May 2020