Nga Vendi
27 October 2021
Një banor në Gostivar akuzohet për shpërndarje të sëmundjes ngjitëse

Prokuroria Themelore Publike njofton se është parashtruar propozim për dënim me para ndaj një banori të Gostivarit. I njëjti ak uzohet për shkelje të nenit 205, paragrafi 2 dhe 1 në Kodin Penal.

“I pandehuri nuk ka vepruar sipas rregullores që i është lëshuar nga organit kompetent për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse te kafshët që mund të transmetohen te njerëzit.

Gjatë kontrollit në fermën e tij në fshatin Ribnicë të Gostivarit, zyrtarë të autorizuar nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Shkup kanë konfirmuar praninë e brucelozës te delet dhe dhitë”, njoftojnë nga Prokuroria.



Të ndryshme
Më shumë
Bomba të reja: Zaev: ” Nënën do tua q… gjithë atyre që hyjnë tek unë në koalicion “29 June 2020
Shtrenjtohet jetesa në Maqedoni – mbi 500 euro janë harxhimet minimale për një muaj15 September 2021
Dita e Alfabetit, Pendarovski: Shqiptarët ditën e sotme e festojnë në atdheun tonë shumetnik22 November 2021