Nga Rajoni
26 March 2026
AAK rinis zgjedhjet e brendshme, procesi përfundon në maj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur të vazhdojë procesin e brendshëm zgjedhor, i cili ishte pezulluar më 6 mars 2026.

Vendimi u mor në mbledhjen e 180-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ndërsa kryetari Ramush Haradinaj bëri të ditur se procesi do të rifillojë më 27 mars dhe do të përmbyllet më 24 maj, me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm.

Ai theksoi se strukturat e partisë janë udhëzuar të nisin përgatitjet në të gjitha nivelet, duke respektuar rregullat e brendshme të organizimit, “prej sot, të gjitha degët në nivel vendi janë udhëzuar që të fillojnë përgatitjet dhe organizimin e këtij procesi, në përputhje me aktet e brendshme të Aleancës”.

Sipas Haradinajt, ky proces synon afrimin me qytetarët dhe forcimin e strukturave partiake, “ky është njëkohësisht proces i afrimit me qytetarët, i reformës së brendshme në parti dhe i fuqizimit të strukturave, me synim rritjen e përfaqësimit dhe konsolidimin e mëtejshëm të Aleancës në gjithë vendin”.

Më herët, Haradinaj kishte bërë të ditur se nuk do të rikandidojë për postin e kryetarit të partisë.

Burimi: Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
Kurti: Kërkesa për 45 vite burg deformon të vërtetën e luftës çlirimtare, e papranueshme 9 February 2026
Porosia e fundit e Ali Ahmetit13 July 2020
Vazhdon debati në “Big Brother”: Kam parë mijëra balerina në tanga, mbeta me pa b*** e Semit20 October 2021