ShowBiz
23 November 2026
Edita ‘kërcënon’ Zojën në BBVK: Do të ta nxij jetën sa të jesh në shtëpi

Debatet dhe përplasjet mes banorëve të Big Brother VIP Kosova janë bërë gjithnjë e më të shpeshta.

Në faqen zyrtare të BBVK-së është publikuar një video ku shihet një përplasje mes Editës dhe Zojës, ku e para dëgjohet duke i drejtuar vazhdimisht fjalë kërcënuese banores.

Gjithçka nis kur Zoja i thotë se kanë vendosur që ta kalojnë mirë kohën në shtëpi.

“E kemi vendosur ta çojmë mirë”, dëgjohet duke thënë Zoja.

“Me ty a? Jetën do të ta nxij, sa të jesh këtu”, ia kthen Edita.

“Se pari ia nxin vetes, pastaj mua”, përgjigjet Zoja.

“Jo, loçkë, gabim je. Jetën do të ta nxij sa të jesh këtu, derisa të të largoj nga shtëpia”, vazhdon Edita.

Në fund, Zoja i thotë “hajde”, duke treguar se nuk duket e frikësuar nga përballja me të. 



Të ndryshme
Më shumë
Blerim Bexheti: Përuruam rrugën e rekonstruar në vendbanimin Bojanë 7 September 2021
Policia arreston stomatologun 61 vjeçar nga Tetova, pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht pacienten 23 vjeçare 21 September 2026
Vuçiq: Ushtria serbe nuk do të futet në Kosovë, paqja është e nevojshme – pres reagimin e NATO-s27 September 2021