Nga Vendi
21 September 2026
Policia arreston stomatologun 61 vjeçar nga Tetova, pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht pacienten 23 vjeçare

SPB Tetovë ka dalë me detaje në lidhje me rastin që dje u publikua në disa media, në të cilin thuhej se një stomatolog e ka ngacmuar seksualisht një paciente 23-vjeçare.

Nga SPB thonë se i paraqituri për ngacmim është ndaluar dhe ndaj tij do të vijojë procedura adekuate.

“Më 19.09.2026 në ora 10:55 në Tetovë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Tetovë kanë privuar nga liria një burrë 61-vjeçar nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale sipas nenit 190-a të Kodit Penal „ngacmim seksual“, e denoncuar një ditë më parë nga një grua 23-vjeçare nga Tetova”.

“Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
LSM-ja kërkon masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve në Maqedoni për shkak të valës së nxehtë23 June 2021
Prishtina nderon artistët e “Kanga Jonë”, Rama: Tradita muzikore vazhdon sonte në sheshin “Skënderbeu”24 June 2026
Keni lodhje fizike dhe probleme me pagjumësinë? – Kjo është zgjidhja 4 May 2025