Nga Rajoni
8 December 2025
Albin Kurti përgëzon Alban Skënderajn për koncertet madhështore në Prishtinë

Gjatë bashkëbisedimit me këngëtarin Alban Skënderaj, kryeministri Albin Kurti vlerësoi energjinë, kureshtjen dhe progresin e rinisë shqiptare, duke theksuar se Kosova dhe Shqipëria kanë përpara një zhvillim të pakthyeshëm të udhëhequr edhe nga arti e kultura.
Ndërkohë, Skënderaj emocionoi publikun për katër netë radhazi me performanca mbi dy orëshe në palestrën "1 Tetori" në Prishtinë.
Albin Kurti i shprehu urimet e tij këngëtarit për suksesin e koncerteve dhe e përgëzoi për kontributin e tij në skenën muzikore shqiptare./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Akuza ndaj VLEN, kritika për mungesë rezultatesh në përfaqësimin institucional të shqiptarëve20 April 2026
Gërvalla në Forumin e Prespës: Serbia ta pranojë realitetin dhe t’i hapë rrugë integrimit të Ballkanit në BE 2 July 2021
Kjo ishte puna që bënte në të kaluarën konkurrentja e ‘Për’puthen’ që mori gjithë vëmendjen këtë sezon24 September 2021