Nga Vendi
27 August 2020
OBRM-PDUKM heq dorë nga nënkryetari i Kuvendit

Sekretari i Përgjithshëm i partisë opozitare maqedoanse, Igor Janushev thotë se partia e tij nuk do të propozojë nënkryetar Kuvendi duke theksuar se është shpenzim i panevojshëm të cilin e paguajnë qytetarët.

 

“Publikisht thamë nga foltorja e Kuvendit se është shumë dhe se është shpenzim i panevojshëm. Në të kaluarën s’ka qenë kështu, ndërsa shpenzimet i paguajnë qytearët”, tha Janushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen nëse partia e tij do të merr pjesë kur do të diskutohet për përbërjen e re qeveritare, Janushev deklaroi se do të kundërshtojnë politikat jo të mira që po i zbaton LSDM dhe Zaev dhe se kuadrot që janë ofruar janë të vjetra dhe të harxhauara./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Presidenti i Shqipërisë takon drejtuesit e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut26 February 2026
Tetovë, pas shumë kohësh asnjë i vdekur në 24 orët e fundit nga Covid 19 7 September 2021
Deklarata e Sharon Stone për Meryl Streep bëhet virale, kjo është arsyeja24 June 2021