Nga Rajoni
24 November 2026
Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS, socialistët votojnë pro largimit - emrat e dy deputetëve që abstenuan

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar sot pro kërkesës për përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga strukturat drejtuese të partisë.

Mësohet se gjatë votimit, deputetët Bledi Çuçi dhe Erion Braçe kanë abstenuar.

Kujtojmë se Spiropali u përjashtua nga të gjitha forumet drejtuese të PS-së pas Asamblesë së mbajtur në Gjirin e Lalzit, raporton Tch.

Vendimi vjen pas kritikave të saj ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë Socialiste dhe qeverisë, ku deputetja ka kërkuar ndryshim të modelit të drejtimit.

Ndërkohë vetë Spiropali nuk ka qenë prezentë në mbledhje.



Të ndryshme
Më shumë
Partitë politike në Maqedoni afër arritjes së marrëveshjes për Kodin Zgjedhor23 June 2021
KSHZ sot do të konfirmojë listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale22 September 2025
Aksident trafiku në Gostivar, humb jetën një 18-vjeçar29 July 2025