Nga Vendi
29 July 2025
Aksident trafiku në Gostivar, humb jetën një 18-vjeçar

SPB Tetovë njofton se mbrëmë ka ndodhur një aksident tragjik në Gostivar ku humbi jetën një 18-vjeçar.

“Sot (29.07.2025) në ora 01:40 në DPB Gostivar është denoncuar se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Ilinden” në Gostivar, mes automjetit “bmw” me targa zvicerane, i drejtuar nga I.M.(38) nga f. Balindoll i Gostivarit dhe një motoçiklete me targa të Gostivarit, e drejtuar nga A.B.(18) nga Gostivari.

Nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë motoçiklisti, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen.

Drejtuesi i automjetit I.M. është privuar nga liria, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, ekspertizën e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./



Të ndryshme
Më shumë
Robert Berisha kapet mat me modelen e njohur (FOTO) 8 August 2020
Me siguri nuk e dinit! Ja si të aktivizoni logon e Apple në telefonin tuaj10 February 2021
Një nga aktorët më të kërkuar në Turqi shfaqet në serial me një zingjir me shqiponjë14 September 2021