Nga Vendi
8 October 2021
Kur do të emërohen Drejtorët e rinj të spitalit të Tetovës?

Spitali i Tetovës duhet të emërojë drejtorë të ri në nëntor, pohon kryeministri Zoran Zaev. Dy drejtorët dhanë dorëheqjen pas zjarrit në qendrën modulare COVID, ku humbën jetën 14 persona që ishin në objekt.

Shkarkimi dhe emërimi i drejtuesve të ri u ndërpre për shkak të zgjedhjeve dhe ndalesa të ndërmerren lëvizjeve të tilla në ciklin zgjedhor.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij Ilir Hasani shpëtuan nga përgjegjësia për rastin tragjik, pasi prokuroria njoftoi se shkak i zjarrit ishte kabllo shtesë në të cilën ishin lidhur një defibrilator dhe një celular.

“Vetë mënyra e paraqitjes së dorëheqjes së dy drejtorëve të spitalit të Tetovës, me sa jam i informuar, është e parevokueshme. Ju e dini që Kodi Zgjedhor ndalon emërimin e personave gjatë zgjedhjeve. Pres që drejtuesit e rinj të emërohen në nëntor, një muaj pas zgjedhjeve, raundi i dytë përfundon më 31 tetor”- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.



Të ndryshme
Më shumë
Adelina Ismaili kujton nënën e ndjerë, Mona dje do festonte ditëlindjen 2 September 2021
Vritet në sulmet ajrore ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad 1 March 2026
Deputetët me 92 vota miratojnë nevojën për ndryshime në Ligjin për arsim fillor në Maqedoni17 September 2020