Nga Vendi
20 July 2025
Pësoi aksident me motoçikletë, vdiq 34-vjeçari nga Llopati i Kumanovës

Sipas raportimeve nga MPB, aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të datës 20 korrik, rreth orës 02:10, në autostradën Tabanocë-Kumanovë. Viktima, V.S. (34), banor i Llopat në komunën e Kumanovës, po drejtonte një motoçikletë të tipit “Honda” me targa vendore kur, për arsye ende të panjohura, humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës.

Mjekët e Ndihmës së Shpejtë konstatuan vdekjen në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të rënda. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi është dërguar në Mjekësinë Ligjore për autopsi.
Hetimi po zhvillohet nga ekipi i posaçëm i SPB Kumanovë për të zbuluar shkaqet e aksidentit./Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Eskobar: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë bisedimet me BE-në para fundit të këtij viti29 October 2021
Konfirmohet: Genta Ismajli shtatzënë për herë të parë23 August 2021
KSHZ hedh poshtë të gjitha ankesat e parashtruara nga partitë politike19 July 2020