ShowBiz
24 November 2026
Marget mbush 5 vjeç, Marina dhe Getoari me dedikime të veçanta për të bijën

Marget, vajza e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit, sot feston ditëlindjen e saj të pestë.

Me këtë rast, Marina ka ndarë një moment të veçantë në Instagram, duke treguar se e ka zbukuruar shtëpinë me balona për ditëlindjen e së bijës.

“Urime ditëlindjen, lumturia e mamasë, Marget”, ka shkruar ajo krahas postimit, duke shtuar edhe dy zemra të kuqe.

Kjo përmbajtje kërkon pëlqimin tuaj.

Edhe Getoar Selimi ka zgjedhur ta urojë të bijën publikisht, përmes një postimi në Instagram.

Ai ka publikuar një foto të Margetit, të shoqëruar me një dedikim të veçantë për të.

“Urime 5-vjetorin, qika e babës! Sot i bon 5 vjet që ke pru dritë, gëzim e plot dashni n’jetën teme. Qofsh gjithmonë shëndosh e mirë, e qeshun e me sy plot ëndrra. Babi ka me kon gjithmonë afër teje, n’çdo hap tëndin. Të du fort!”, ka shkruar ai.

Me këto dedikime, të dy kanë ndarë me ndjekësit dashurinë dhe emocionet e tyre në këtë ditë të veçantë për familjen.



Të ndryshme
Më shumë
Hiqen masat e sigurisë për Ajola Xoxën, vendimi lidhet me gjendjen shëndetësore31 March 2026
Italia dhe Spanja i japin fund mosmarrëveshjes për migrantët, hiqen kontrollet kufitare22 October 2026
Ndalohet një person nga Kumanova, kapet duke shitur mjete piroteknike 2 December 2025