Sport
28 August 2020
Ndodh incidenti i papritur në “Air Albania” gjatë hedhjes së shortit në Shqipëri

Në ambientet e stadiumit “Air Albania” u hodh sot shorti i Kategorisë Superiore, për sezonin 2020-2021.

Java e parë e Superligës na rezervon një superpërballje, pasi kampionët dhe nënkampionët do të përballen midis tyre më 12 shtator.

Derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës do të luhet në javën e gjashtë.

Mirëpo gjatë momentit që po hidhej shorti, ka ndodhur një incident i vogël, ku protagonist ka qenë sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku.

Këtij të fundit iu thye vazoja që mbante goglat, duke pësuar një dëmtim të lehtë në dorë. Gjithçka ka kaluar me batuta dhe shprehjen “është mbarësi”.

 



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti: Më ka ftuar Gjykata Speciale22 July 2020
Gazetari dhe artisti gostivaras Valon Osmani i bashkohet iniciative?s ” Gostivari qe? dua” 3 September 2021
Tensione Kroaci–Serbi, Millanoviç anulon samitin e Bërdo-Brionit31 March 2026