Nga Bota
26 November 2026
New York City Council uron 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Rreth 100 mijë shqiptarë e kanë New York-un shtëpinë e tyre

Këshilli Bashkiak i New York-ut ka uruar Shqipërinë me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, duke vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptar në qytetin amerikan, shkruan Telegrafi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, New York City Council ka përcjellë urimet për këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët, duke theksuar se rreth 100 mijë shqiptarë jetojnë në New York City.

“Gëzuar 114-vjetorin e Pavarësisë për kombin shqiptar dhe rreth 100 mijë shqiptarët që e quajnë New York City-n shtëpinë e tyre!”, thuhet në postimin e Këshillit Bashkiak.

Po ashtu, bëhet e ditur se kjo ditë e veçantë është shënuar të hënën e kaluar edhe në ambientet e Këshillit Bashkiak, ku është shprehur mirënjohje për kontributin e shqiptarëve në jetën dhe zhvillimin e qytetit.

“Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për kontributin e shqiptarëve të New York-ut në qytetin tonë”, thuhet më tej në mesazhin e publikuar nga New York City Council.



Të ndryshme
Më shumë
Izraeli përfshin historinë e shqiptarëve në programet shkollore24 November 2026
Vendoset rekordi i ri për shpejtësinë e internetit 2 September 2020
Trump: Jemi prodhuesit më e mëdhenj të naftës në botë10 September 2026