ShowBiz
28 November 2026
“Ti mu më the b**ch”, Anjeza dhe Shqiponja vazhdojnë me përplasjet pas diskutimit të bujshëm

Anjeza dhe Shqiponja e kanë vazhduar sërish debatin, pas diskutimit të bujshëm, ku kjo e fundit iu referua gazetares me një emërtim fyes.

Përplasja mes tyre ka vijuar edhe në dhomën e grimit, ku dyshja diskutuan sërish për situatën e krijuar. Në bisedë ndërhyri edhe Zoja, e cila u përfshi në debat duke dalë në mbrojtje të Shqiponjës.

“Ti mu më the b*t*h”, i tha Anjeza, Shqiponjës gjatë diskutimit.

Më pas, Zoja ndërhyri në bisedë, duke i kërkuar Anjezës të tregonte se çfarë i kishte thënë më herët Shqiponjës.

“Çka i the ti paraprakisht? Nuk ke pas prindër me të eduku, ti nuk ke prindër, ti je e paedukatë tonat ja ke thënë, llogarite çka i ke thënë paraprakisht”, i tha Zoja Anjezës, duke i dalë në mbrojtje Shqiponjës.

Nga ana tjetër, Anjeza këmbënguli se përdorimi i fjalës “b*tch” ndaj saj nuk mund të justifikohet, pavarësisht asaj që mund të jetë thënë gjatë debatit mes tyre.

Kështu, përplasja mes vajzave duket se nuk ka përfunduar ende, teksa diskutimet mes tyre kanë vijuar edhe pas debatit të mëparshëm.



Të ndryshme
Më shumë
“Sarajevo Safari” në Këshillin e Evropës, Serbia kundërshton rezolutën30 September 2026
“E duam lumturinë” jehon në New York Fashion Week, Elton Ilirjani nderon Parashqevi Simakun13 September 2026
Bullgaria nuk bën lëshime për Maqedoninë e Veriut, BE nuk dëshiron ndarje nga Shqipëria22 June 2021