Nga Vendi
30 August 2020
Gostivar, ndëron jetë çiklisti që u godit mbrëmë nga vetura

Një çiklist ndërroi jetë nga lëndimet e marra në fatkeqësi komunikacioni në rajonin e

Një person ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra gjatë fatkeqësisë së komunikacionit që ndodhi në fshatin e Gostivarit, Çajle.

Sipas informatave të SPB Tetovë, mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Gostivar – Çegran, automjeti “audi” me targa të Gostivarit e goditi O.O. (72) nga Çajle i cili ishe në biçikletë. Nga goditja, çiklisti mori lëndime, pas çka u dërgua në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit. Për shkak të lëndimeve të rënda, ai u dërgua në klinikat e Shkupit, ku rreth orës 22:30 iu nënshtrua plagëve.

Vozitësi i automjetit “audi” J.I. (23) është mbajtur në stacionin e policisë, ndërsa ekipi i SPB Gostivar ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.



Të ndryshme
Më shumë
Rama: Bledi Çuçi, ministri i ri i Brendshëm16 December 2020
Përmbytet Malësia e Tetovës, banorët: Nuk duam kryeministër shqiptar, duam infrastrukturë (VIDEO)24 June 2020
Vrapçishti forcon bashkëpunimin me institucionet qendrore për projektet infrastrukturore21 July 2026