Nga Vendi
24 June 2020
Përmbytet Malësia e Tetovës, banorët: Nuk duam kryeministër shqiptar, duam infrastrukturë (VIDEO)

Reshjet e mbrëmshme të shiut kanë shkaktuar vërshime në rrugën Tetovë-Jazhincë dhe në disa fshatra të Komunës së Tearcës. Lumi i kësaj ane ka dalë nga shtrati dhe ka vërshuar disa lokacione të ndryshme në këtë komunë, ndërsa ka bllokuar krejtësisht rrugën rajonale në pjesën që lidh fshatrat Dobrosht dhe Odri. Dëme të mëdha material dhe në tokat pjellore janë shkaktuar edhe në fshatin Tearcë. Në këtë fshat si dhe në fshatin Dobrosht, banorët janë ankuar se vërshimet kanë rrezikuar edhe shtëpitë e tyre, ndërsa sipas dëshmitarëve në shumë vende ka pasur edhe rëshqitje të dhenut.

Kryetari i Komunës së Tearcës, tha sot se me urdhër të tij është prishur një urë mbi fshatin Dobrosht për të evituar dëme më të mëdha, ndërsa uji që ka ardhur më pas ka dëmtuar dhe bllokuar tërësisht rrugën drejt kufirit të Jazhincës, në afërsi të fshatit Dobrosht.

Gjatë natës së kaluar në vend ngjarje të parët kanë dalë pjestarët e brigadës së zjarrfikësve të cilët kanë punuar deri në orët e mëngjesit, ndërsa me makineri të rëndë në operacionin e pastrimit dhe shpëtim kanë marrë pjesë edhe ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë. Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, por janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.



Të ndryshme
Më shumë
1 mijë testet e marra donacion nga Serbia nuk janë përdorur asnjëherë, Kosova do të paguaj për t’i asgjësuar ato 2 August 2021
Panovski: Duke e ditur se na pret regjistrimi dhe viti shkollor, lejuan organizimin e ahengjeve24 August 2021
563 punonjës policie u angazhuan në 24 orët e fundit për shuarjen e zjarreve20 August 2021