Nga Vendi
31 August 2020
Bujar Osmani, shqiptari i parë në krye të diplomacisë së Maqedonisë

Zëdhënësi i partisë shqiptare BDI, Bujar Osmani prej sot zyrtarisht nis detyrën e re të ministrit të jashtëm të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në fejsbuk, Osmani ka shkruar se shqiptarët sot po bëjnë historinë në Maqedoninë e Veriut, ku për herë të parë po udhëheqin me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ja çfarë shkruan ministri i jashtëm Bujar Osmani:

Sot shënojmë edhe një pjesë të historisë sonë të re! Nga ky moment, me këtë betim, unë marr detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si shqiptari i parë që vjen në këtë pozitë.

Sigurisht që është një sukses i madh me të cilin thyejmë stereotipet e ngurtësuara, por gjithashtu një përgjegjësi shtesë për mua që të justifikoj këtë besim, duke punuar sinqerisht dhe me përkushtim ndaj interesave tona të përbashkëta: anëtarësimi në Bashkimin Evropian, thellimi i marrëdhënieve me partnerët tanë strategjik SHBA-të dhe aleatët e tjerë të NATO-s,

 

kultivimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe përfaqësimi dinjitoz i Republikës së Maqedonisë së Veriut në botë.
Na qoftë me fat!”, ka shkruar Osmani, i cili në Qeverinë e fundit ka kryer detyrën e zëvendëskryeministrit për integrime evropiane.



Të ndryshme
Më shumë
Varianti Delta, bie efektiviteti i vaksinave pas 3 muajsh19 August 2021
Mjekja nga Tetova në vijën e parë kundër Koronës (Foto) 2 July 2020
Gostivar, 6.800 qytetarë kanë mbetur pa punë gjatë periudhës së pandemisë28 June 2021