Nga Rajoni
30 August 2021
Valon Syla: 132 viktima ndërsa Vitia del para mediave i rrezitun

Publicisti Valon Syla nëpërmjet një postimi në Facebook, ka ironizuar me paraqitjen e fundit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, para mediave, ku shihet i rrezitur, shkruan Gazeta Metro.
“Te koka rrezitë mirë Mindili”, ka shkruar Syla.
Sylës i ka ra një gjë në sy në paraqitje ne fundit para mediave të ministri të Shëndetësisë, Arben Vitia i cili po raportonte pas Mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Sipas Sylës, Vitia kishte marrë ngjyrë, krahasuar me paraqitjet e mëhershme.

Syla ka theksuar se si gjatë një javë kanë vdekur 132 persona dhe 13423 të tjerë janë infektuar.
“Te koka rrezitë mirë Mindili. 132 të vdekur e 13423 të infektuar për 1 javë, ndërsa Ministri Vitia del pas 1 jave para mediave i rrezitun në deti diku në pushime”, ka shkruar Syla në Facebook.

Postimi i plotë:

Te koka rrezitë mirë Mindili.
132 të vdekur e 13423 të infektuar për 1 javë, ndërsa Ministri Vitia del pas 1 jave para mediave i rrezitun në deti diku në pushime.
Kjo tregon sa ka punu, e sa ka pushu…
Nuk kallxon sa i ka ble vakcinat. Sa i ka në dispozicion. Edhe pse vikendeve spunohet… Me rëndësi në deti e paska marrë ngjyrën gexha.
#albanologji #skandal #vdekje #pushime #vv



Të ndryshme
Më shumë
Talebanët shpallin amnisti për zyrtarët qeveritarë: Kthehuni në punë me besim të plotë17 August 2021
KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 19:00 është 45.77 për qind15 July 2020
Të burgosurit në Maqedoni pa përkujdesje të nevojshme mjekësore 9 August 2021