Teknologji
2 September 2020
“Zoom” thyen rekorde në fitime, ia kalon “Fordit”

Aplikacioni “Zoom” ka thyer rekorde në fitime. Buxheti i kompanisë është rritur me 122 miliardë Dollarë.

Aplikacioni i video konferencave tashmë qëndron në majat e klasifikimit për nga vlera, duke ja kaluar dhe kompanive me famë në industrinë automobilistike apo të aviacionit.

Lajmi u bë i ditur nga studiuesit e bursës në Wall Street.

Duke qenë se pandemia ndaloi ndërveprimin social, shumë kompani u detyruan të ndiqnin konferencat apo takimet e tyre në mënyrë virtuale përmes këtij rrjeti.

Kështu gjatë periudhës Mars-Qershor, aksionet e kompanisë u rritën me 33% duke kapur shifrat e 122 miliardë Dollarë. Momentalisht, Zoom është financiarisht më lart se “Fordi” dhe kompania avionëve Boeing bërë bashkë.

Vitin e kaluar, Zoom pati rreth 66,300 konsumatorë me të paktën 10 punëdhënës që paguanin për shërbimet.

“Kompania synon të suportojë bizneset e të ardhmes, punën e lirë dhe të mësuarit kudo nëpër botë”, u shpreh themeluesi Eric Yuan.



Të ndryshme
Më shumë
“A u radikalizua lëvizja Flamingo?”, BBC shkruan për protestat në Shqipëri17 October 2026
​Sot protestë gjithëpopullore në Prishtinë, në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së 1 October 2026
Leonora reagon nga pushimet, jep përgjigjen për mediat14 September 2026