Nga Rajoni
1 October 2026
​Sot protestë gjithëpopullore në Prishtinë, në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së

Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00 do të mbahet protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me 81 vjet burgim nga Gjykata Speciale.

Protesta është paralajmëruar nga platforma Liria ka Emër. Protesta po vazhdojnë tash e 15 ditë me radhë kundër vendimit të Speciales.

Gjykata Speciale më 16 shtator i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së.

Me 25 vjet burgim u dënua Hashim Thaçi, po me 25 vjet Jakup Krasniqi, 18 vjet Kadri Veseli dhe me 13 vjet Rexhep Selimi.



Të ndryshme
Më shumë
Kryeministri i Holandës Jetten propozon qendra azili jashtë BE-së si zgjidhje për migracionin 4 March 2026
LSDM: Qeveria po tenton të manipulojë votat e diasporës me modelin e ri të votimit 7 July 2026
Të gjithë qytetarët e RMV-së në Afganistan janë të sigurt, punohet për evakuimin e tyre17 August 2021