Nga Vendi
2 September 2020
Aliti: Rrënimi i objektit, hakmarrje politike

Do të shkojmë në gjyq dhe do të kërkojmë dëmshpërblim për këtë. Por nuk do të ndalemi me kaq, ne drejtësi do të kërkojmë edhe në Strasburg”, deklaroi pronari i objektit tek Mavrovasja që aktualisht po rrënohet nga N.P. Rrugët e Maqedonisë.

Aliti para gazetarëve prezantoi edhe dokumentet të cilat i posedon. Sipas tij rrënimi është për shkaqe politike.

Pronari i objektit tek Qendra Tregtare Mavrovasja të cilin sot po e rrënon N.P. Rrugët e Maqedonisë, thekson se objekti i tij nuk është i paligjshëm. Mevludin Aliti në një deklaratë për media u thirr në ligjin për ndërtime, i cili i mundëson që objektin e djegur ta rinovoj, a kjo sipas tij mund të bëhet edhe me material të fortë. Për objektin para Mavorvases, Aliti thekson se i posedon të gjitha dokumentet e nevojshme. Plani i tij ka qen që ta rinovoj objektin, për të cilin tha se as sot e kësaj dite nuk e di se pse është cak i sulmeve. Ndërkohë sipas institucioneve objekti i cili gjatë kësaj vere u ndërtua para Mavrovases është i ndërtuar pa leje, ndërkohë që rrënimi ka filluar një dit pasi kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi rrënimin e objektit në fjalë.



Të ndryshme
Më shumë
Si u pritet Ali Ahmeti në hyrje të Tetovës (Video) 9 July 2020
Kompania “T&S Macedonia” dhuron uniforma për mjekët e repartit infektiv në Spitalin “Ferid Murad” në Gostivar 20 September 2021
Reperi në vend të flokëve vendos zinxhirë floriri dhe diamante17 September 2021