Nga Bota
1 September 2021
“Po ha më pak për hir të vendit”, Koreja e Veriut tregon pse humbi shumë kilogram Kim Jong-un

“Po ha më pak për hir të vendit”, Koreja e Veriut tregon pse humbi shumë kilogram Kim Jong-un

Kim Jong Un dukej më “elegant” se kurrë ndërsa shfaqej në një transmetim propagandistik këtë javë.

Në pamjet e publikuara duket se diktatori i Koresë së Veriut ka humbur disa kilogramë pasi pjesa e lëkurës që i varej në qafë tashmë mungon.

Ai u shfaq në televizionin shtetëror ndërsa ecte përballë një stende ku qëndronin me qindra nxënës shkolle që kishin shikim admirues në sytë e tyre.

Teksa diktatori ecte, ata brohorisnin dhe duartrokisnin gjithë entuziazëm ndërsa në Pyongyang festohej Dita e Rinisë.

Spekulimet rreth shëndetit të Kimit e kanë detyruar qeverinë e vendit që t’i ndalojë thashethemet rreth peshës së tij duke i klasifikuar si akt reaksionar.

Vendimi u mor më herët gjatë këtij viti pasi disa foto të publikuara tregonin një rënie drastike në peshë të liderit korean.

Në përpjekje për të shuar thashethemet, një anëtar i partisë ka thënë për mediat se Kim po ha më pak ‘për hir të vendit’ që po lufton me varfërinë duke hedhur poshtë mundësinë që diktatori të ketë probleme shëndetësore.



Të ndryshme
Më shumë
Një banor në Gostivar akuzohet për shpërndarje të sëmundjes ngjitëse27 October 2021
ShBA: Pasagjer në fluturim riatdhesimi del pozitiv me hantavirus11 May 2026
Talibanët kërkojnë listën e vajzave dhe grave të pamartuara nga 12-45 vjeçe, që t’i martojnë me ushtarët e tyre17 August 2021