Nga Vendi
2 September 2020
Grubi tregon detaje për intervistimin e Ahmetit nga prokuroria speciale

Zëvendës-kryeministri i Maqedonisë, Artan Grubi, ka thënë se kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, po vazhdon të intervistohet në Prishtinë nga Gjykata Speciale.

Sekretari i BDI-së, i cili tashmë e mban postin e zv-kryeministrit në Maqedoni, ka thënë për Gazetën Online Insajderi.com, se nga ora 09:30, Ahmeti është duke u intervistuar nga prokurorë të speciales,përcjell INA.

Ai shtoi se me gjasë edhe nesër do të vazhdojë intervistimi.

Grubi, tha se Ali Ahmeti, po intervistohet në rolin e themeleusit të Lëvizjes popullore të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kryetari Ahmeti e?shte? ne? Prishtine? ku po intervistohet nga zyrtare? te? prokurorise? speciale te? Kosove?s ne? cilësinë e dëshmitarit për rolin e tij si themelues i UÇK-së dhe LPK-së. Intervistimi filloi sot ne ora 09:30, ndersa pritet te përfundojë pasdite. Por, ka gjasa se do te vazhdojë dhe nesër për të përfunduar pasdite dhe pastaj kthehemi ne Shkup”, tha ai. /Insajderi.com



Të ndryshme
Më shumë
U mbajt ``Dëgjesa e parë prindërore për autizmin`` në RMV 6 September 2020
Werner gol të bukur Spanjës, Gjermania në epërsi 3 September 2020
Byzylykun e parë elektronik do ta përdorë një 79-vjeçar nga Velesi, i dënuar me 3 muaj burg 2 October 2025