Nga Vendi
24 August 2021
Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 101-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 24.08.2021 (e martë), me fillim në orën 12:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 101-të me më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në mbledhje do të shqyrtohet Informacioni me Raport për aktivitetet e realizuara për vitin 2020 nga Strategjia nacionale për zhvillim të konceptit për “Një shoqëri për të gjithë dhe interkulturalizëm” dhe Plani i veprimit për zbatimin e strategjisë për 2021-2022.

Në përputhje me Rendin e ditës, në mbledhje do të shqyrtohet edhe Informacioni për vendosjen e verës në qarkullim dhe eksport, prodhuar nga rrushi i verës nga korrja e vitit 2020, përgatitur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Informacioni për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Memorandumin e mirëkuptimit për lehtësim të transportit rrugor të mallrave në rajonin e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.

Për vendimet dhe konkluzat e miratuara në mbledhjen e Qeverisë, opinioni do të njoftohet me kumtesë menjëherë pas përfundimit të saj. 



Të ndryshme
Më shumë
Edhe sivjet nuk do të ketë Haxh për besimtarët myslimanët të Maqedonisë16 June 2021
Elez Biberaj emërohet drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës 1 July 2020
“Vejusha e Zezë” s’ka shpëtim, humb apelin për dënimin me vdekje30 June 2021