Nga Vendi
8 August 2026
Të shtëna në Tetovë gjatë mëngjesit, dëmtohet shtëpia dhe një automjet

Të shtëna janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tetovë, ku një shtëpi familjare dhe një automjet kanë pësuar dëmtime. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20, kur një person që lëvizte me motoçikletë ka qëlluar disa herë në drejtim të shtëpisë së 48-vjeçarit S.B., pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga këqyrja e vendit, policia ka konstatuar dëmtime në portën metalike të oborrit, fasadën e shtëpisë dhe objektin veror, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet BMW që ndodhej i parkuar në oborr. Policia e Tetovës ka marrë nga vendi i ngjarjes gjashtë predha, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës. Ndërkohë, po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit të përfshirë. Deri tani nuk dihen motivet e ngjarjes dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Burimi: Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia mund të shpall fundin e pandemisë në gusht28 June 2021
Ryva Kajtazi flet për operacionet plastike21 July 2021
Filipçe: Nëse përkeqësohet gjendja me Covid-19, të hënën propozojmë masa të reja16 October 2020