Nga Vendi
4 September 2020
Taravari: LSDM-ja hesht për kaubojt e BDI-së dhe sulmon komunat e ASH-së

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherazi kryetar i Komunës së Gostivsrit, Arben Taravari, ka deklaruar se Qeveria i është vërsulur komunave ku udhëheq Aleanca për Shqiptarët dhe me çdo kusht t’i dëmtojë ato, duke iu dërguar për çdo ditë inspektorate të ndryshme komunës së Gostivarit, asaj të Vrapçishtit dhe Bogovinës.

“Në vend që Qeveria të gjej çantën me 1.5 milion euro të Boki 13, të zbardh rastin e Maxhar Telekomit që kishte një përfundim në Gjykatën e  Njy Jorkut, rastin e Den Donçevit, të kaubojve të BDI-së që gjuajnë nëpër dasma, por asgjë nuk zbardhet nga këto raste, ndërsa pushteti mban inat me Aleancën për Shqiptarët”, deklaroi Taravari.



Të ndryshme
Më shumë
E habitshme në Prishtinë – Qytetari detyrohet të paguajë edhe për internetin që e përdori në kafiteri 8 October 2026
Arrestime pas zjarrit në pallatin pranë QSUT, vijojnë hetimet për shkaqet15 April 2026
Haradinaj përkujton dëshmorët e Hasit dhe masakrat e luftës në Kosovë13 April 2026