Nga Rajoni
15 April 2026
Arrestime pas zjarrit në pallatin pranë QSUT, vijojnë hetimet për shkaqet

Kanë nisur arrestimet pas zjarrit të fuqishëm që përfshiu një pallat pranë QSUT në Tiranë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, ende nuk është bërë publik numri i saktë i personave të ndaluar, ndërsa hetimet vijojnë.

Burime paraprake bëjnë të ditur se mes të arrestuarve janë administratori i pallatit dhe menaxheri i një marketi që ndodhej në godinë. Ndërkohë, Inspektorati i Përgjithshëm ka njoftuar ngritjen e një grupi pune për të hetuar menjëherë shkaqet e ngjarjes.

Zjarri, i cili shpërtheu një ditë më parë, përfshiu një pjesë të konsiderueshme të ndërtesës, duke dëmtuar rëndë fasadën. Pas disa orësh përpjekje, forcat zjarrfikëse arritën të vënë nën kontroll flakët, ndërsa në operacion u angazhuan edhe dy helikopterë Cougar.

Si pasojë e tymit, tetë persona u asfiksuan, mes tyre gjashtë zjarrfikës dhe dy banorë. Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa dëmet materiale konsiderohen të mëdha.

Burimi: Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
Nami! Sot në ‘BBV’ do të hyjë edhe ish e dashura e njërit prej banorëve të shtëpisë? 4 January 2022
Tërmet i lehtë në rajonin Tetovë–Gostivar, lëkundje të ndjera në orët e para të mëngjesit 3 March 2026
Rama dhe Vuçiq në Shkup28 July 2021