Nga Rajoni
7 September 2020
Vjosa Osmani e quan Hotin arrogant

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar si arrogant kryeministrin, Avdullah Hoti.

Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të tij se Osmani gjithmonë e ka pasur gabim, kryeparlamentarja tha se shefi i ekzekutivit nuk e di se çfarë flet.

Osmani pasi morri pjesë në një aktivitet për ndihëm juridike falas, të hënën e akuzoi Hotin edhe për mungesë transparence në dialogun Kosovë-Serbi.

Kryetarja e Kuvendit kërkoi nga kryeministri që në takimin e sotëm në Bruksel mos të hap tema që dëmtojmë sovranitetin dhe integritetin e vendit.

Derisa tha se është duke diskutuar për mundësitë e thirrjes së një seance ku do të raportonte kryeministri për marrëveshjen e Uashingtonit.



Të ndryshme
Më shumë
Falemnderit Tetovë, komuna tani do të jetë më e hapur për qytetarët18 October 2021
Kurti: Ujmani është ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë dhe është konsideruar çështje e mbyllur që atëherë 2 July 2021
Zaev komenton buxhetin për vitin 2022: Cilësia më e mirë e jetës për qytetarët është në fokus të Qeverisë19 November 2021