Nga Vendi
7 September 2020
ESHS: Bruto prodhimi vendor pëson rënie prej 12.7 në tremujorin e dytë

Bruto Prodhimi Vendor në tremujorin e dytë ka shënuar rënie prej 12.7%, kështu thuhet në publikimin mujor të Entit Shtetëror të statistikave, përcjell INA.

Sipas këtyre të dhënave, në tremujorin e dytë të 2020, rritje është shënuar në bujqësi, pylltari dhe peshkatari prej 4.5%, Drejtorinë publike dhe mbrojtje, sigurim të obligueshëm shëndetësor, arsim, veprimtaritë të mbrojtjes sociale dhe shëndetësore prej 2.2% dhe informacione dhe komunikime prej 0.9%.

Shpenzimet finale të amvisërive, duke përfshirë edhe institucionet jofitimprurëse që i shërbejnë amvisëritë, në tremujorin e dytë të vitit 2020 në mënyrë nominale kanë rënie prej 9.9%, ndërsa pjesëmarrja e tyre në BPV është 70.6%.

Në periudhën e njëjtë, importi i mallrave dhe shërbimeve ka pësuar rënie prej 32%, ndërsa eksporti i mallrave dhe shërbimeve ka shënuar ulje në vlerë nominale prej 30.2%. Në tremujorin e parë, para se të fillojë korona-kriza, në mars, BPV shënoi rritje prej 0.2%.



Të ndryshme
Më shumë
Kjo deklaratë e Atdheut po merret nga të gjithë sikur është për Bora Zemanin: “Më mungon shumë …” 8 September 2021
Pranohet ankesa e ASH – AAA për një vendvotim në Dibër, të dielën do të rivotohet25 October 2021
Vesa Luma flet pas performancës së Bregoviqit në Korçë: Kam menduar që organizatorët do të kishin dëgjuar zërat e familjarëve të të zhdukurve për anulim të koncertit24 August 2021