Nga Bota
9 October 2026
Zvicra planifikon deri në 700 vende të reja pune për modernizimin e ushtrisë

Zvicra po planifikon të forcojë kapacitetet profesionale të ushtrisë në kuadër të modernizimit të saj, duke paraparë krijimin e 660 deri në 700 vendeve të reja të punës me orar të plotë deri në vitin 2035. Plani është iniciuar nga Departamenti Federal i Mbrojtjes (VBS), i drejtuar nga Martin Pfister

Sipas planit, pozicionet e reja do të përqendrohen në ushtri dhe në armasuisse, institucionin përgjegjës për prokurimin dhe teknologjinë e armatimit të Konfederatës Zvicerane.

Për të realizuar këtë zgjerim pa rritur në të njëjtën masë numrin e përgjithshëm të punonjësve, departamenti synon të kompensojë punësimet e reja përmes shkurtimeve në sektorët e menaxhimit, komunikimit dhe administratës.

Megjithatë, sipas transmetuesit publik zviceran SRF, planet për reduktimin e vendeve të punës në këta sektorë kanë hasur në rezistencë brenda ushtrisë.

Rishikimi i strukturës së personelit pritet të jetë pjesë e përpjekjeve afatgjata të Zvicrës për të përshtatur burimet njerëzore me nevojat e reja të mbrojtjes dhe zhvillimet teknologjike. /Albinfo



Të ndryshme
Më shumë
“Do të q* r*bt”, turisti i huaj sulmohet fizikisht nga dy të rinj në Sarandë 1 July 2021
Zgjedhjet lokale, partitë politike vazhdojnë aktivitetet në teren 9 October 2025
Maqedoni: Arrin serveri për votim biometrik në zgjedhjet lokale13 September 2021