Nga Vendi
11 September 2020
Tetovë, policia rrugore shqipton 55 gjoba për kundërvajtje

Gjatë ditës së dheshme në periudhën prej ora 08.00 deri ora 13.00 orë, në territorin e SPB-Tetovë, është kryer aksion kontrollues në trafik lidhur me parakalimet e parregullta, gjatë këtij aksioni janë kontrolluar gjithsej 97 automjete ku janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 55 shkelje të cilat kanë të bëjnë me parakalime të parregullta në kolonë, në vendet ku është i ndaluar një veprim i tillë dhe në vende të pa padukshme, si dhe parakalime tjera të parregullta.

“Ndaj shkelësve janë përgatitur 45 urdhër pagesa për kundërvajtje dhe 10 urdhër pagesa të detyrueshme për kundërvajtje, kurse gjatë aksionit janë konstatuar edhe 28 shkelje tjera për kundërvajtje”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: 6045 aplikime të dorëzuara, interesi më i madh për shfrytëzimin e masës për vetëpunësim25 November 2025
Nga Vetëvendosja tregojnë nëse do ta përkrahin Ramushin për president14 November 2020
Kurti nderon Eliot Engel në Kuvend, e cilëson mik të përjetshëm të Kosovës24 April 2026