Nga Vendi
30 June 2021
Maqedoni, shpërndahen vaksinat kundër COVID-19, do të fillojë edhe vaksinimi në terren

Nga dita e djeshme filloi shpërndarja e vaksinave “Sinovac” në të gjitha qendrat për imunizim dhe vaksinim masiv në Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se janë krijuar kushte për dinamikën e dhënies së dozës së parë të vaksinës deri në 15 mijë qytetarë në ditë, ndërsa nga 15 ose 20 korriku është paraparë të fillojë edhe vaksinimi në terren.

Ndryshe, vaksinimi në Maqedoni janë vaksinuar 310.384 qytetarë dhe deri tani janë aplikuar 529.445 doza, ndërsa 219.061 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas të dhënave të fundit, 52% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 49%e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine si dhe 48% e popullatës mbi 60 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Në moshë të re ndahet nga jeta një nga mësueset më të dalluara në Gostivar 2 April 2021
Protestë e banorëve të Çashkës para KSHZ-së: Të mos manipulohet me vullnetin e qytetarëve23 October 2025
Simovski: Është e sigurt të marrësh një regjistrues në shtëpi ashtu siç është e sigurt të shkosh në shitore13 August 2021