Nga Vendi
12 September 2020
Ja sa para do të jep shteti në pakon e katërt

 

Kryeministri Zoran Zaev sot në Facebook shkroi se së shpejti do të fillojë realizimi i pakos së katërt të masave ekonomike i cili përfshin ndihmë direkte për ekonominë dhe për qytetarët.

“I përfshijmë më të varfrit, që ta rrisim fuqinë e tyre blerëse, por edhe kompanive që të japin paga. Do të vazhdojë edhe ndihma për pagat në sektorët më të prekur. Do të ketë masa stimuluese edhe për kthim të punëtorëve të larguar nga puna në kohë krize, sepse dëshirojmë që ata që janë larguar të kthehen në punë, veçanërisht kur ka mungesë të fuqisë së kualifikuar të punës”, shkroi Zaevi.

Në status është theksuar se kartela pagesore do të marrin pensionistët me pensione nën 15.000 denarë, pjesa më e madhe e kërkuesve pasivë të punës dhe prindërit kryefamiljarë, ndërsa po bëhen vlerësime që punëtorët e falimentuar të cilët marrin kompensim prej 8.000 denarë, të marrin edhe një lloj ndihme.

Paralelisht me këtë, Zaevi paralajmëroi edhe financim të përforcuar të investimeve kapitale në realizimin e të cilit do të angazhohen kompanitë vendore.

“Në mënyrë aktive punojmë në procesin e gazifikimit, po rrumbullakohet unaza primare e rrjetit të gazsjellësit në shtet dhe së shpejti do të kërkojmë koncesioner i cili do të dorëzojë gaz deri te amvisëritë dhe fabrikat. Po fillon projekti “Çebren”, në vlerë ndërmjet 600 dhe 800 milionë euro. Duhet të fillojë realizimi i Qendrës Klinike në Shkup në vlerë prej mbi 500 milionë euro”, theksoi Zaevi.



Të ndryshme
Më shumë
Gëzim Kelmendi reagon për organizimin e “Paradës së krenarisë: Albin Kurti mos e zvogëlo popullin tonë29 June 2021
Pas vdekjes së gruas, 41-vjeçari bën zbulimin horror në shtëpi26 August 2021
Shtëpia e Bardhë njofton për ndarjen e vaksinave, e fut në listë edhe Kosovën22 June 2021