Nga Rajoni
23 January 2026
Kurti në Davos: Takim me ministrin e Kuvajtit, fokus bashkëpunimi ekonomik dhe investime strategjike për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Davos, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Dr. Sabeeh Al-Mukhaizeem, ministër i Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtërishme të Shtetit të Kuvajtit, njëherësh ministër në detyrë i Financave dhe ministër i Shtetit për Çështjet Ekonomike dhe Investimet.

 

Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive për investime të huaja në Kosovë, veçanërisht në sektorë kyç si ujërat, infrastruktura dhe energjia. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Kuvajtit për progresin e Kosovës, duke e cilësuar atë si bazë për partneritete konkrete zhvillimore.

 

Duke folur për vizionin e mandatit të ardhshëm, Kurti theksoi se prioritet do të jenë projektet e mëdha infrastrukturore dhe energjetike, që synojnë zhvillim afatgjatë dhe qëndrueshmëri ekonomike.



Të ndryshme
Më shumë
Grubi-Bechtel Enka: Korridori 8 bëhet realitet29 September 2021
Rrëmbim tronditës në Ohër: 33-vjeçari kërkon para për lirimin e tre familjarëve, kapet nga policia19 May 2025
Në një shtet propozohet që grave t’u lejohet martesa me më shumë se një burrë29 June 2021