Nga Vendi
6 August 2021
Kroacia i dhuron 20 mijë vaksina “Astra Zeneka” Maqedonisë së Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se këtë mëngjes, 20.000 vaksina “Astra Zeneka”, donacion nga Republika e Kroacisë, mbërritën në vend.

Nga MSH thonë se vaksinat do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin nga java e ardhshme.

“Ky është donacioni i dytë i vaksinës ‘Astra Zeneka’ nga qeveria kroate. Në fillim të korrikut, donacion prej 10.000 vaksinash u bë nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlic Radman”.

“Solidariteti dhe ndihma gjatë pandemisë është akt që e bën më të suksesshëm të gjithë procesin e luftimit të koronavirusit. ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shpreh mirënjohjen e tij për qeverinë kroate për këtë akt solidariteti”, thonë nga MSH./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Një shqiptare fiton “The Voice Kids” në Belgjikë, vajza e Robert Alija na bëri krenarë të gjithëve12 September 2020
iOS 14: Kështu do të duket ekrani i ri-dizajnuar i iPhone-it29 June 2020
Edita Tahiri kritikon Albin Kurtin: U tregua inferior, ishte si nxënës i klasës së parë16 June 2021