Nga Bota
25 August 2021
Puthje në buzë e përqafime me shimpanzenë, gruaja dëbohet nga kopshti zoologjik

Një grua është ndaluar të vizitojë kopshtin zoologjik të Antwerp të Belgjikës, për shkak të marrëdhënies ‘shumë të afërt’ që kishte krijuar me një shimpanze.

Adie Timmermans e takonte Chita, një shimpanze mashkull 38-vjeçar çdo muaj, për katër vite me radhë. Prania dhe veprimet e saj, ndikuan që Chita të distancohej nga majmunët e tjerë, thonë zyrtarët e kopshtit zoologjik.

Shimpanzetë e tjera e kanë larguan Chita nga grupi i tyre, kështu që ai qëndronte i vetëm në kopsht, përveç momenteve kur kishte vizitore, si Adie.

Adie e kundërshtoi vendimin, duke thënë se “unë e dua atë kafshë dhe ai më do mua, nuk kam asgjë tjetër”. Ajo u shpreh e irrituar për faktin se është e vetmja që ndalohet të hyjë në kopshtin zoologjik të Antwerp, ndërsa vizitorët e tjerë mund të vijnë sa herë të duan e të takojnë lirisht shimpanzetë.

Pavarësisht vendimit të kopshtit zoologjik, kujdestarët e kopshtit i druhen faktit se Chita kurrë nuk do të jetë në gjendje të integrohet mirë me shimpanzetë e tjera.

Në vitin 2014, drejtori i Qendrës për Studimin dhe Ruajtjen e Majmunëve, Stephen Ross dhe Hani Freedman kryen një studim, i cili zbuloi se shimpanzetë e ndara nga nënat e tyre në një moshë të re dhe të rritur kryesisht nga njerëzit shfaqën “mangësi sociale” me shimpanzetë e tjera.



Të ndryshme
Më shumë
Vijon ngërçi në Kosovë/ Dështon për herë të nëntë konstituimi i Kuvendit, seanca e radhës zhvillohet me 3 maj 1 May 2025
Cana: Situata me COVID-19 në Maqedoni edhe më tej mbetet alarmante12 October 2021
Ganimete Musliu viziton Lumnije Thaçin për 8 Mars, kujtohen sakrificat dhe roli i grave shqiptare 8 March 2026