Nga Rajoni
8 March 2026
Ganimete Musliu viziton Lumnije Thaçin për 8 Mars, kujtohen sakrificat dhe roli i grave shqiptare

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka vizituar Lumnije Thaçin, bashkëshorten e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu bëri të ditur se gjatë vizitës kanë kujtuar sakrificat dhe qëndresën e grave shqiptare ndër breza, duke theksuar rolin e tyre në familje dhe në përpjekjet kombëtare.

“Sot në 8 Mars, ditën ndërkombëtare të gruas, vizitova zonjën Lumnije Thaçi, bashkëshorten e presidentit Thaçi i cili padrejtësisht po mbahet i burgosur në Hagë. Në këtë ditë të veçantë kujtuam së bashku sakrificat, guximin dhe qëndresën e grave shqiptare ndër breza”, ka shkruar Musliu.

Ajo theksoi se gratë shqiptare kanë qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe mbështetje e rëndësishme në momentet më të vështira për kombin.

“Historia dhe tradita jonë dëshmojnë se gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë e respektuar dhe e vlerësuar, madje edhe në kohë lufte e rezistence. Prandaj sot, kërkesa e saj për barazi dhe trajtim dinjitoz nuk është lëmoshë, por një e drejtë legjitime që shoqëria jonë duhet ta njohë dhe ta mbrojë”, ka theksuar Musliu në reagimin e saj.



Të ndryshme
Më shumë
Dua shijon pushimet në Shqipëri, pozon më ëmbël se kurrë!28 July 2021
U kritikua për skena eksplicite, Kika: Asgjë s’keni pa çka keni me pa17 June 2021
Kuvendi i Lëvizjes Besa shkarkon Kryesinë Qendrore12 February 2026