Nga Rajoni
1 May 2025
Vijon ngërçi në Kosovë/ Dështon për herë të nëntë konstituimi i Kuvendit, seanca e radhës zhvillohet me 3 maj

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës të enjten, në përpjekjen e nëntë, pasi nuk kaloi propozimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për votim të fshehtë për kryeparlamentarin.

Ndryshe nga herët e kaluara, nuk u propozua kandidati për kryetar të Kuvendit nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca do të vazhdojë më 3 maj në ora 10:00.

“Shihemi më 3 maj, në orën 10:00”, tha ai.



Të ndryshme
Më shumë
Pendarovski paralajmëron LSDM-në, pa reforma rrezikon margjinalizim politik 4 April 2026
Moti sot me vranësira mesatare, temperatura deri në 31 gradë16 June 2021
Siria njeh Kosovën!29 October 2025