Nga Vendi
31 October 2021
Hoxha: Epërsia e Kasamit në Tetovë është mbi 5.500 vota, fitojmë edhe në Zhelinë

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, në konferencë për shtyp ka deklaruar se në Komunën e Tetovës, Bilall Kasami është në përparësi kundrejt Teuta Arifit.

Hoxha tha se epërsia e Kasamit është mbi 5.500 vota, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Epërsia në Tetovë është mbi 5.500 vota. Në Tetovë fituan qytetarët, fitoi vullneti i qytetarëve dhe ashtu siç e kemi paralajmëruar edhe Zhelina do të jetë edhe një mandat me Lëvizjen Besa. Fitore e madhe në Reçicën e Madhe dhe të Vogël. Xhepçishtu u dëshmua edhe një herë se është bastion i ri i Lëvizjes Besa”, tha mes tjerash Hoxha.

Hoxha gjithashtu tha se edhe në Komunën e Zhelinës, edhe për një mandat do të jetë kryetar kandidati i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu.

Ai shtoi se sipas të dhënave të tyre, votuesit e PDSH-së nuk i janë përgjigjur thirrjes për të votuar Teuta Arifin./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
“Motra jote më e mirë se ti”, Dojna Mema revoltohet pas komentit që mori: “Injorancë”14 September 2020
OBRM-PDUKM për fushatën e Qeverisë: Të gjitha fotografitë janë shkarkuar nga interneti dhe kushtojnë 20 euro25 August 2021
Bekteshi: Maqedonia në të ardhmen do të jetë vend transit për gaz për vendet tjera22 September 2021