Nga Rajoni
14 September 2020
?Kosovë, 4 viktima dhe 55 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga gjithsej 574 testime të realizuara për Covid-19, kanë rezultuar 55 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruare deri më sot është gjithsej 11.585 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.507.

Rastet pozitive janë nga: komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prishtinë 8 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Junik, Kamenicë dhe Skenderaj.



Të ndryshme
Më shumë
Big Mama përlot me fjalët për Ylber Aliun30 June 2021
Kaq shumë ka ndryshuar “Ministri” te “Kafeneja Jonë”10 August 2021
Moti i qëndrueshëm me temperatura deri në 41 gradë Celsius25 June 2021