Nga Vendi
15 September 2020
Zemaj: Shqetësuese pamjet e prindërve dhe arsimtarëve pa maska para shkollave, kjo nuk do të tolerohet

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se është për keqardhje pamjet e publikuara nga disa shkolla tjera për neglizhencën e masave nga disa prindër dhe arsimtarë, të grumbulluar para dyerve të shkollave, pa maskat mbrojtëse.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga prindërit dhe personeli arsimor të tregohen të përgjegjshëm dhe me përpikëri të vazhdojnë t’i respektojnë masat.

“Çdo neglizhencë e rekomandimeve anti covid, rrezikon shëndetin e përgjithshëm dhe nuk do të tolerohet”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i tij i plotë:

Në ditën e parë të Vitit të ri shkollor, në Kosovë, u raportuan vetëm 55 raste të reja pozitive! Është punuar shumë që kjo lakore e infektimeve të ulet dhe shtatori të na gjejë në një ambient më të sigurt!

Dje, isha për vizitë në dy shkolla në komunën e Prishtinës dhe të Vushtrrisë, për të parë përgatitjet për mësim.

Por, është për keqardhje pamjet e publikuara nga disa shkolla tjera për neglizhencën e masave nga disa prindër dhe arsimtarë, të grumbulluar para dyerve të shkollave, pa maskat mbrojtëse!

Lus prindërit dhe personelin arsimor të tregohen të përgjegjshëm dhe me përpikëri të vazhdojnë t’i respektojnë masat.

Çdo neglizhencë e rekomandimeve anti covid, rrezikon shëndetin e përgjithshëm dhe nuk do të tolerohet.

Ne, do të vazhdojmë angazhimin që të respektohen masat anti covid dhe të ruhet shëndeti i fëmijëve dhe nxënësve!

Vetëm bashkë mund t’ia dalim! /Telegrafi/

 



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Sot nis pagesa e pensioneve për muajin tetor26 October 2021
Zaev: Masat kanë arritur qëllimin, numri i të vaksinuarve është në rritje23 August 2021
KOHE SOCIALE – ÇDO TË MARTË ORA 20:0017 March 2026