Nga Vendi
29 June 2021
Spitali i Tetovës me investim të ri! Sjell teknolog në Departamentin e Rentgendiagnostikës

Në vazhdën e investimeve të shumta në Spitalin Klinik të Tetovës, së fundmi ky spital është pajisur me teknolog për ne departamentin e Rentgendiagnostikes. Qendra mjekësore e cila ka ofruar me mijëra inçizime deri më tani, tashmë të njejtat do ti ofroi akoma dhe me më shumë profesionalizëm. Lajmin për media e ka bërë të ditur Teknologu kryesor i departamentit të Rentgendiagnostikës Astrit Neziri, i cili u shpreh:

 “Kompjuteri tomografik General Electric 64 slice që e posedon Departamenti i Rentgendiagnostikes në Spitalin Klinik Tetovë është në funksion nga viti 2014 dhe është qendër regjionale për Maqedoninë perëndimore dhe më gjerë. Deri sot duke e përfshirë edhe periudhën intensive të Pandemisë ka realizuar më shumë se 55000 inçizime ( shërbime ) të pa ndërprera duke funksionuar me orar 24/7 që do te thotë asnjë qytetar që drejtuar ose ka kërkuar shërbim nuk ka ngelur pa u shërbyer, sepse ne te kundërtën duhej te presin me muaj te terë dhe te drejtohen ne institucionte tjera ne Shkup.

        Neziri poashtu falenderoi dhe drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës Doc.Dr Florin Besimin për realizimin e këtij investimi.

“ Sot me datë 29 06 2021 Departamenti i Rentgen diagnostikës e përforcon Kompjuterin Tomograf General Electric nga 64 në 128 slice dhe e ngrit nivelin e diagnostifikimit dhe profesionalizmit. Këtë ne si Departament nuk do ta kishim realizuar pa Drejtorin e këtij institucioni Spitalit klinik-Tetovë, Doc.Dr Florin Besimi i cili çdo kërkesê tonën jo vetëm që e ka përkrahur por edhe e ka realizuar në kohë rekorde, e kjo që është realizuar sot do të thotë shërbim kualitativ, cilësor dhe shume profesional për qytetarët e Tetovës dhe gjithë Maqedoninë perëndimore,ndërsa neve si Departament na mundëson që të kryejmë shërbime më cilësore dhe më shumë profesionale.”



Të ndryshme
Më shumë
Zbulohet destinacioni ku po pushon Adelina Ismaili me familje25 August 2021
Filipçe: Pfizer iu përgjigj letrës të Ministrisë së Shëndetësisë, fillojmë negociatat për blerjen e vaksinave 8 December 2020
Antikorrupsioni pranoi ankesën e VMRO-së, “fondet për OJQ-të në kundërshtim me ligjin”10 July 2020