Nga Vendi
16 September 2020
Kush janë zv.ministrat e propozuar nga Lëvizja BESA

Lëvizja BESA tashmë i ka bërë të ditur kandidatët e saj për postet e zv.ministrave në qeverinë Zaev-2.

Kjo parti do të ketë zv.ministrin në Ministrinë e Kulturës, post me të cilin do të udhëheqë një ndër eksponentët e BESËS në Tetovë, Sedat Sulejmani.
Sedat Sulejmani njihet si qytetar i vjetër i qytetit të Tetovës, person i cili ka dhënë shumë kontribut në veprimtarinë shoqërore e kulturore në Tetovë dhe jo vetëm. Ai ka qenë themelues dhe kryetar i OJQ-së për kulturë, arsim dhe art ‘PRIZMA’. Sulejmani është edhe themelues i Lëvizjes BESA, në të cilën ka ushtruar poste udhëheqëse.

Partia e Kasamit do të posedojë edhe zv.ministrin e Arsimit dhe Shkencës, post të cilin do t’a ushtrojë Prof. Dr. Arafat Shabani. Shabani vjen nga dega e BESËS në Gostivar, i cili aktualisht është dekan në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit pranë UEJL-së. Prof. Arafat Shabani njihet për përkushtimin e tij në sferën e arsimit dhe shkencës.

Përndryshe, Lëvizja BESA përveç dy zv.ministrave udhëheq edhe me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, post me të cilin udhëheq sekretari gjeneral i kësaj partie, Arjanit Hoxha. Kjo parti do të përfaqësohet edhe në eshalonin e dytë dhe të tretë, postet e të cilëve priten të ndahen ditëve në vijim.



Të ndryshme
Më shumë
Arrijnë edhe gjashtë aktpadi në Gjykatën Administrative të Maqedonisë22 July 2020
Musliu: Kur më kërcënuan mua nuk reaguan koleget e mia që sot qesin lot krokodili për vrasjen e vajzës24 August 2021
Mblidhen rreth 8 mijë nënshkrime për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë21 July 2021